zoom

Aktualitet

Humbën jetën nga zjarri, çifti ishte infektuar me Covid pak ditë më parë

Dy të moshuar humbën jetën paraditen e sotme në Borsh të Himarës nga asfiksia dhe flakët. Mësohet se Rrapo dhe Savete Çika, 71 dhe 83 vjeç, kishin pak ditë të infektuar nga Covid.

Trupat e tyre të pajetë janë gjetur nga dhëndri i cili i dërgonte ushqim dhe ilaçe në mëngjes.

Shtëpia është përfshirë në flakë pasi ngrohësja me korrent që të moshuarit përdornin ka marrë flakë e më pas zjarri u përhap në të gjithë dhomën ku ishte çifti. Fatkeqësisht çifti Çika nuk ka mundur të dalin në kohë nga banesa dhe kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga tymi.

Hetuesit dyshojnë se batanija me korrent ka marrë flakë dhe më pas zjarri përfshiu edhe jorganin dhe batanijet me të cilat ishin mbuluar, duke bërë që ata të asfiksohen.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Ndërkohë grupi hetimor ka nisur nga puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.