zoom

Aktualitet

Humb jetën tragjikisht 25-vjeçari shqiptar në Gjermani

Një tjetër aksident është raportuar ditën e sotme në Gjermani.

Sipas informacioneve bëhet me dije se një 25-vjeçar, Lirim Krasniqi, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën në një aksident komunikacioni në Gjermani.

Lajmin e hidhur e ka dhënë një nga familjarët e të ndjerit, përmes një postimi në rrjete sociale.

“Të nderuar shokë, miq e dashamirës, me dhimbje të thellë ju njoftojmë për humbjen tragjike në një aksident komunikacioni në Gjermani të djalit të vëllait, Lirim Adem Krasniqi! Lirimi i axhës, na ike në lulet e rinisë, e na le të mrëzitur përjetë si 25-vjeçar”,- shkruhet në postim.