zoom

Aktualitet

Humb jetën nga Covid-19 gjyqtari shqiptar! Miku i tij: E sfiliti për disa javë rresht

Gjyqtari Durim Kadiu ka humbur jetën pas disa javësh “luftë” ndaj Covid. Lajmi u bë i ditur nga miku i tij Kastriot Dervishi, i cili shprehet i pikëlluar për humbjen e tij dhe se ende nuk arrin ta besojë

Postimi i plotë i Dervishit:

Për njeriun e mirë Durim Kadiu. E pabesueshme! Miku im i mirë, Durim Kadiu nuk jeton më. Sëmundja e mallkuar covid 19, e cila e sfiliti për disa javë, i mori jetën.

Nuk do kemi më midis nesh njeriun fisnik, gjyqtarin dhe familjarin shembullor. Njeri i ligjit nga viti 1994, gjyqtar, kryetar i Gjykatës së Kavajës, drejtor i kabinetit të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe ndihmësgjyqtar i Gjykatës së Lartë, Durimi la kudo emrin e një njeriu të mirë dhe profesionisti të përkushtuar.

Ngushëllime për nënën e tij, bashkëshorten dhe vajzat. Shpirti i tij pushoftë në paqe në amshim!