zoom

Bota

Humb jetën gazetari i tretë në Katar/ Gjithçka mbetet një mister

Ndërsa të gjithë janë fokusuar te futbolli, në Katar kanë ndodhur disa ngjarje të rënda. Një tjetër njeri i medias, Roger Pearce ka ndërruar jetë ndërkohë që ishte një krye të punës për kanalin anglez “ITV Sport”. 65 vjeçari mbulonte rolin e drejtorit teknik dhe raportohet se ka ndërruar jetë në 21 nëntor para ndeshjes SHBA – Uells.

Lajmi merr rëndësi të madhe pasi më herët dy pjesëtarë të medias kanë ndërruar jetë. Lajmi për vdekjen e Roger Pearce konfirmohet nga Nail Stainsby, gazetar i BBC.

Më herët nga Katari u raportua se edhe reporteri Khalid al-Misslam, i cili punonte për televizionin Al-Kass ndërroi jetë të diel në mënyrë të papritur. Pak ditë më parë u raportua edhe vdekja e gazetarit amerikan Grant Wahl pas një ataku në zemër ndërsa ishte në komentin e ndeshjes Holandë – Argjentinë.

Gjithçka ka mbetur mister mbi humbjen tragjike të njerëzve të medias dhe askush nuk e shpjegon dot se çfarë po ndodh.