zoom

Të gjitha

Horrori në Elbasan! Ky është ish-efektivi i policisë, Koço Buzo që vrau në vend gruan

Ky që shihni në këtë foto të siguruar nga Zoom.al është 58-vjeçari Koço Buzo, autori i cili vrau gruan e tij në Elbasan.

Ai e ka ekzekutuar bashkëshorten me kallashnikov menjëherë sapo kishin dalë nga një seancë gjyqësore për procedurë të divorcit mes tyre.

Nga breshëria e armës, 58-vjeçari ka ekzekutuar bashkëshorten e tij Liljana Buzo 54 vjeç në derë të gjykatës, ndërsa ka lënë të plagosur edhe dy persona të tjerë, një kalimtar i rastit, Gëzim Toçila i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, si dhe Adriatik Kola.

Pak minuta pas krimit, policia ka mundur që të vërë në pranga autorin e krimit.