zoom

Aktualitet

“Horrori” në azilin ku u vra i moshuari/ Ish-infermierja: Dy pacientë në një krevat, gjatë natës…

Një ish-infermiere e azilit të të moshuarve në Tiranë ku u vra nga shoku i tij Virxhil Vesho, ka treguar detaje për mënyrën se si jetonin dhe trajtoheshin pacientët në këtë qendër të kujdesit.

Në kushtet e anonimatit, ish-punonjësja ka thënë për Top Chanel se shumë pacientë lidheshin gjatë natës pa dijeninë e familjarëve të tyre, për shkak se mund të rrëzoheshin dhe vriteshin.

Ish-infermierja është shprehur gjithashtu se në këtë qendër të kujdesit për të moshuarit, punësoheshin edhe persona të pakualifikuar për të kryer detyrën.

“Gjithashtu ushqimi dhe kudhtet higjenike nuk ishin në standartet e duhura.”– është shprehur ish-infermierja. Ajo ka treguar më tej se në rastet kur azili ishte i tejmbushur, të moshuarit vendosëshin të flinin nga dy në të njëjtin shtrat dhe se gjatë kohës që ajo ka punuar aty, nuk kishte pasur asnjë kontroll nga autoritet.

Në datën 8 të këtij muaji, një i moshuar u dhunua për vdekje nga shoku i tij i dhomës në azilin privat, ndërsa ngjarja u raportua fillimisht si aksidentale por më pas autoritet zbuluan se kishin të bënin me një vrasje.