Aplikacion
Të dy trupat siç shkruajnë mediat spanjolle, kanë shenjta të qarta të gjymtimit. Viktimat janë të moshës 24 vjeçare dhe njëri është nga Shqipëria ndërsa tjetri nga Rumania. Drejtuesi i njërës prej makinave po udhëtonte drejt Kartagjenës kur u përplas me automjetin tjetër ishte ndalur në rrugë dhe me dritat e fikura. Përplasja ishte aq e fortë se dy makinat u zhvendosën disa metra nga vendi ku ndodhi goditja. Përveç kësaj, trupat ishin jashtë automjetit në kohën e aksidentit.
Hipoteza kryesore e hetuesve është se njëra nga automjetet pësoi një defekt në mes të rrugës dhe dy personat brenda saj dolën dhe makina tjetër i përplasi ata. Sidoqoftë, hetuesit nuk përjashtojnë ndonjë hipotezë tjetër, se pse viktimat ishin të zhveshur. Nga ana e tij, shoferi i mjetit të dytë i përfshirë në aksident u plagos lehtë dhe u transferua në spital.
Ka dyshime se ngjarja mund të jetë e lidhur me krimin e organizuar dhe do të jetë autopsia për viktimat që do të zbulojë përfundimisht shkakun e vdekjes, ndërsa hetimet vazhdojnë nëse kishte ndonjë automjet të tretë të përfshirë.
Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi vendosën të braktisnin shtëpinë e BBV! Pse hoqën dorë çifti