zoom

Bota

Holanda, në shtetrrethim deri më 31 mars

Kryeministri holandez, Mark Rutte, tha në nisje të Javës se shtetrrethimi gjatë natës për të luftuar koronavirusin duhet të vazhdojë të paktën deri më 31 Mars, për shkak të numrit të lartë të rasteve të reja.  Ai shtoi se do të ketë përjashtime për të siguruar se zgjedhjet e 15-17 Marsit do vazhdojnë sipas planit dhe se disa ndryshime mund të aplikohen gjatë pashkëve.

Lehtësimi i masave do të vijë gradualisht, ndërkohë që niveli i vaksinimit do të rritet deri në Verë.  Infeksionet e reja me Covid-19 në Holandë janë stabilizuar në javën e fundit, pas një rritjeje modeste në Shkurt, që autoritetet e lidhën me shfaqjen e varianteve të reja të virusit.  Shtetrrethimi nga ora 9 e mbrëmjes deri në 4:30 të mëngjesit, shkaktoi disa ditë të protestave në vend, kur u vendos përpara 6 javësh.

Restorantet dhe baret mund të lejohen të shërbejnë në ambiente të jashtme nga muaji i ardhshëm, nëse norma e infeksionit bie në 3 javët pasuese, sipas kryeministrit Rutte. Mbledhjet në publik vazhdojnë të ndalohen dhe vizitat private janë limituar.  Kryeministri shtoi se qeveria vazhdon të këshillojë kundër udhëtimeve të panevojshme të paktën deri më 15 Prill.

Baret dhe Restorantet në Holandë janë mbyllur që prej mesit të Tetorit, së bashku me ambiente të tjera publike si muzeumet,  libraritë, palestrat dhe kinematë.  Pronarët e dyqaneve , restoranteve dhe aktivistë kundër karantinës, kanë ngritur disa padi për të marrë lehtësim nga masat e karantinës në javët e ardhshme, por pa sukses deri më tani.

Sondazhet reagojnë se partia konservatore e Mark Rutte do vazhdojë të qëndrojë më e madhja ne zgjedhe, pavarësisht se mbështetja publike për politikat e koronavirusit ka rënë në javët e fundit.