zoom

Aktualitet

Historia virale e shqiptarit: I shpëtoi jetën të birit duke i dhuruar mushkërinë

Ai quhet Anduel, është 35 vjeç me origjinë nga Shqipëria dhe sot e konsideron veten si njeriun më të lumtur në botë, sepse e ka kthyer djalin në normalitet.

“Jam i lumtur, tani e shoh duke vrapuar dhe duke luajtur si fëmijët e tjerë”, shkruan Corriere della Sera. Andueli dhe djali i tij janë larguar nga spitali Papa Gjon XXIII në Bergamo, ku është kryer operacioni dhe po përgatiten të shkojnë së bashku në shtëpi, me premtimin se nuk do të ndahen më.

Historia e Anduelit dhe fëmijës së tij ka bërë xhiron e internetit dhe i ka emocionuar të gjithë, duke konfirmuar edhe një herë bukurinë e lidhjeve familjare, fuqinë e dashurisë që bashkon prindërit dhe fëmijët.

Djali i vogël, i quajtur “Mario” nga spitali i Bergamos për pasionin e tij për videolojën SuperMario, vuante nga talasemia. Babai i tij, i cili kishte bërë gjithçka për t’i garantuar një jetë normale, në të kaluarën i ishte nënshtruar një dhurimi të palcës. Megjithatë, për fat të keq, transplantimi i kishte përkeqësuar gjërat.

Prandaj zgjidhja e propozuar nga spitali i Bergamos, ajo e një transplanti të mundshëm të donatorëve të gjallë. Andueli as që e mendoi për asnjë moment dhe pa hezitim pranoi t’i nënshtrohej operacionit.

Kështu më 17 janar, pas njëmbëdhjetë orësh, operacioni në spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke u bërë transplanti i parë i mushkërive nga një dhurues i gjallë në Itali./ Zoom.al