Aplikacion
Në lidhje me praninë e Goran Bregoviç në një koncert në Korçë, mendoj se shtrohet gabim shkaku i debatit dhe kundërshtive nga publiku dhe nga pjestarë të komunitetit artistik të Shqiperisë dhe Kosovës.
Argumenti i duhur (që nuk ka të bëjë fare as me koncertin, artistin dhe muzikën e tij, as me antishqiptarizmin e tij hipotetik dhe as me patriotizmin e tij prej sllavi të Jugut) duhet të jetë:
A i është dhuruar Çelësi i Qytetit të Beogradit ndonjë artisti apo personaliteti shqiptar të artit, kulturës, sportit etj?
Sepse të dhuruarit e simbolit të kryeqytetit mbart valencë politike. Mund të ndikonte për mirë apo përkundrazi do të krijonte një reaksion negativ duke tingëlluar si provokim. Provokacje, meqë bëhet fjalë për serbe.
Vetiu lind pyetja: Kanë dëshmuar edhe serbët një bonsens të tille simbolik?
Nëse jo, atëherë kundërshtuesit janë në të drejtën e tyre morale. Goran Bregoviç nuk po kontestohet si artist, afërmendsh të vihet në dyshim fakti që ai është artist i kalibrit të lartë në atë që bën.
Por Bregoviç po kontestohet politikisht. Dhe jo per faj te tij.
Mungesa e reciprocitetit serb për xhestet simbolike politike të Edvin Ramës deshmon se ai xhest (për të qenë objektiv sa të mundem nuk po i paragjykoj shtysat nën të cilat ka marrë atë vendim kryebashkiaku Rama i asaj kohe) ka dështuar…
Nga xhest i supozuar për të shuar gjakra, inate dhe mllefe mes dy vendeve/popujve, është shndërruar në një xhest fyes që përshkallëzon urrejtjen… Pikërisht nga mungesa e reciprocitetit që është kolonë bazë e marrëdhënieve mes njerëzve apo edhe shteteve e popujve…
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet