E premte, 27 Maj, 2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • UKRAINA
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • UKRAINA
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Politikë

“Hienat nuk do ta çorodisin dot popullin”/ Rama: Spaho gënjen se çifti Dhespollari në Kolonjë jeton në rrënojat e tërmetit

22/02/2021
in Politikë
0
“Hienat nuk do ta çorodisin dot popullin”/ Rama: Spaho gënjen se çifti Dhespollari në Kolonjë jeton në rrënojat e tërmetit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

“Hienat nuk do të na ndalin dot dhe as do ta çorodisin dot popullin, Shqipëria ka Zot” Kjo ka qenë deklarata e kryeministri Edi Rama ditën e sotme në një postim në facebook teksa krahas ka shpërndarë edhe një video me të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho.

Më herët, Spaho i është referuar gjendjes ku jeton çifti Dhespollari, në Qafëzez të Kolonjës, të cilët sipas tij,  vazhdojnë të jetojnë në rrënojat e tërmetit duke rrezikuar jetën.

“Banori që po takon Spaho, quhet Petraq Dhespollari. Ndonëse ai dhe bashkëshortja e tij, shtëpinë që po i tregojnë Spahos, e dëmtuar sot nga tërmeti, nuk e kishin të tyren, por e kishin zaptuar pa të drejtë, pas largimit të pronarit të ligjshëm të saj në emigracion, menjëherë pas tërmetit, për këtë çift është gjetur një alternativë e rë jetese nga autoritetet shtetërore”, thuhet në video.

“Faktet tregojnë se Spaho gënjen kur thotë që çifti vazhdon të jetojë në rrënojat e një tërmeti duke rrezikuar jetën sepse prej vitit 2019, ata banojnë në një shtëpi të re, qiraja e së cilës u paguhet nga Bashkia Kolonjë”.

Po ashtu, përmes një vendimi të datës 23 shtator 2019, Këshilli Bashkiak Kolonjë ka miratuar bounsin e qirasë në masën 100 % për disa familje të dëmtuara nga tërmeti në fshatin Qafëzez, mes të cilave edhe ajo e Petraq Dhespollarit.

Më pas është lidhur dhe kontrata e qerasë midis pronarit të shtëpisë së re dhe Dhespollarit në datë 19 dhjetor të vitit 2019 përpara noteres.

“Sikurse tregon edhe kjo faturë e bonusit të qirasë, Dhespollari dhe bashkëshortja e tij kanë vijuar të marrin dhe do të marrin bonusin e qirasë pa afat, deri në sigurimin e një banese të re nga programet sociale të strehimit, pasi ata vetë nuk zotërojnë ligjërisht asnjë banesë”, thuhet në video.

“Por ndërkohë që çifti i të moshuarve ka mundësinë ta kalojë dimrin në një banesë me kushte normale, Partia Demokratike vijon me politikën e vjetër të përdorimit si mish për top, të njerëzve të zakonshëm, me shpresën se vetëm kështu, duke prodhuar dramë e fatkeqësi me çdo kusht, do të mund të rrëmbejë në këto zgjedhje, ndonjë grusht votash”, u shpreh Rama.


Të lidhura

ShareTweetSend

Të lidhura

Kush janë dy kryebashkiakët që do çojë Rama në SPAK?
Aktualitet

Kush janë dy kryebashkiakët që do çojë Rama në SPAK?

26/05/2022
Perandori i madh dhe piratja e vogël rilindase
Politikë

Perandori i madh dhe piratja e vogël rilindase

26/05/2022
Agjencia e Shoqërisë Civile/Qeveria shkarkon gazetarin, emerohet ish-deputetja socialiste
Aktualitet

Agjencia e Shoqërisë Civile/Qeveria shkarkon gazetarin, emerohet ish-deputetja socialiste

26/05/2022
Rama emëron zv.ministër të Energjisë, drejtorin e Albcontrol
Politikë

Rama emëron zv.ministër të Energjisë, drejtorin e Albcontrol

26/05/2022
Presidenti i ri/ Grupi parlamentar i PD-së: E dinim se procesi konsensual ishte fasadë
Politikë

Presidenti i ri/ Grupi parlamentar i PD-së: E dinim se procesi konsensual ishte fasadë

26/05/2022
Presidenti i ri, Balla zbulon prapaskenat: Kam komunikuar me dy grupet e tjera të opozitës
Politikë

Presidenti i ri, Balla zbulon prapaskenat: Kam komunikuar me dy grupet e tjera të opozitës

26/05/2022
Lajm i rradhës
Emiratet e Bashkuara Arabe, partner i ardhshëm ekonomik i Kosovës

Emiratet e Bashkuara Arabe, partner i ardhshëm ekonomik i Kosovës














Të fundit

Aktualitet

Kredia për shtëpi arriti rekord të ri në tremujorin e parë të vitit

27/05/2022
Ide

Arsimi po kthehet në sëmundjen më të rëndë të kombit

27/05/2022
Aktualitet

U nisën në drejtim të Karaburunit, turistët francezë humbin në Vlorë

27/05/2022
Lifestyle

‘Është e rëndësishme të jeni të fokusuar…’ horoskopi për ditën e sotme

27/05/2022
Aktualitet

VIDEO/Aksident te Pazari i Ri në Tiranë, makina kthehet përmbys

27/05/2022
Lifestyle

“Takimet tërhiq, por mos e këput janë një tërheqje e luftës ndaj emocioneve”

26/05/2022
Aktualitet

Emri, ja kush është personi që mbeti i plagosur nga zjarri që ra në një banesë në Tiranë

26/05/2022
Showbizz

Mori tre puthje nga holandezët gjatë raportimit, Gazetarja: Nuk dija çfarë të thoja

26/05/2022
Bota

Pas ftesës së Vuçiç, Abazoviç konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Ballkanit të Hapur

26/05/2022
Aktualitet

Një i plagosur nga zjarri në banesë, policia del me njoftim zyrtar: Ja çfarë ka ndodhur

26/05/2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • UKRAINA
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In