zoom

Politikë

Hidhet shorti për renditjen në fletën e votimit, ja numrat që do të mbajnë partitë më 25 Prill

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur sot shortin për renditjen e partive dhe koalicioneve në fletën e votimit për zgjedhjet e 25 Prillit.

Pas hedhjes së shortit në fletën e votimit  në krye të listës do të jetë Partia Socical Demokrate, ndërsa në fund të listës do të jetë Partia Socialiste.

Ndërkohë koalicioni i Partisë Demokratike do të jetë në vendin e nëntë.

(1) Partia Social Demokrate

(2) Partia Balli Kombëtar

(3) Lëvizja Demokratike Shqiptare

(4) Partia Bindja Demokratike

(5) Koalicioni Bashkimi Poopullor, Emigracioni, Ora, Shpresa  dhe Konservatorët

(6) Partia Lëvizja Socialiste për Integrim

(7) Partia Nisma Thurje

(8) Partia Lëvizja e Re

(9) Partia Demokratike, Aleanca për Ndryshim

(10) Aleanca Demokracia e Re  

(11) Partia Lëvizja për Ndyshim

(12) Partia Socialiste e Shqipërisë

Ndërsa kandidatët e pavarur që janë regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 25 Prillit do të jenë në fund të lsitës.