zoom

Sport

Hidhet shorti për Kategorinë e Dytë, klubet e grupeve A dhe B mësojnë kalendarin

U hodh ditën e sotme shorti për kalendarin e Kategorisë së Dytë në ambientet e sallës së konferencave në “Shtëpinë e Futbollit”. Ekipet e të gyja grupeve, A dhe B, kanë mësuar rrugëtimin e tyre në edicionin futbollistik 2023/24.

Të pranishëm në sallë ishin përfaqësues të klubeve garuese në Kategorinë e Dytë, ndërsa shorti u hodh nga Eraldi Shera dhe Endi Hyka, specialistë në Departamentin e Garave në FSHF.

Java e parë e kampionatit “Kategoria e Dytë”

Grupi A
Adriatiku-Sopoti
Gramshi-Tërbuni
Shënkolli-Veleçiku
Valbona-Besëlidhja
Albanët-Murlani
Iliria-Naftëtari

Grupi B
Oriku-Shkumbini
Pogradeci-Këlcyra
Butrinti-Turbina
Labëria-Luftëtari
Delvina-Devolli

Në edicionin e ri që nis më 29 shtator, në grupin A të Kategorisë së Dytë marrin pjesë 12 ekipe: Adriatiku, KF Sopoti, KF Gramshi, Tërbuni, Shënkolli, Veleçiku, Valbona, Besëlidhja, KKS Albanët, K.F Murlani, Iliria dhe Naftëtari.

Në grupin B të Kategorisë së Dytë marrin pjesë 11 ekipe: Oriku, KF Shkumbini, KF Pogradeci, Këlcyra, Butrinti, Turbina, Labëria FC, AF Luftëtari, KF Delvina, Devolli dhe Maliqi. Kampionati i Kategorisë së Dytë zhvillohet me dy faza. /zoom.al/

Më poshtë edhe kalendari i plotë me të gjitha ndeshjet, për të dyja grupet:

Kalendari grupit A të Kategorisë së Dytë, sezoni 2023/24

Kalendari grupit B të Kategorisë së Dytë, sezoni 2023/24