zoom

Slider

Hidhet shorti i Europa League/ Goglat i buzëqeshin Juventusit, por jo Romës

Në Nyon të Zvicrës u hodh sot shorti për fazën e 1/16-tave rë Europa League. Goglat ishin dashamirëse për Juventusin, i cili do të përballet me gjermanët e Freiburgut.

Kundërshtari më i vështirë për Romën e José Mourinhos që do të duhet të përballet me Real Sociedad, i treti në renditje në La Liga.

Ndërkohë Manchester United do të përballet me Betis, ndërsa Arsenali me Sportingun e Lisbonës.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 9 mars, ndërsa ndeshja e kthimit më 16 mars. Juve dhe Roma do ta luajnë ndeshjen e parë në shtëpi. /zoom.al/

REZULTATET E SHORTIT

Union Berlin (GER) – Union Saint-Gilloise (BEL)

Sevilla (SPA) – Fenerbahce (TUR)

JUVENTUS – Freiburg (GER)

Bayer Leverkusen (GER) – Ferencváros (UK)

Sporting Lisbonë (POR) – Arsenal (ING)

Manchester United (ING) – Betis (SPA)

ROME – Real Sociedad (SPA)

Shakhtar Donetsk (UKR) – Feyenoord (OLA)

KALENDARI

Raundi i 1/16:  9 dhe 16 mars 2023

Shorti i çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve: 17 mars

Çerekfinalet: 13 dhe 20 prill 2023

Gjysmëfinalet: 11 dhe 18 maj 2023

Finalja: 31 maj 2023