Aplikacion
Grupi më i barabartë në letër është Grupi B, me Meksikën, Ekuadorin, Venezuelën dhe Xhamajkën, ndërsa Shtetet e Bashkuara, vendi pritës, renditen në grupin C, me Uruguain, Panamanë dhe Bolivinë.
Kupa e Amerikës 2024 do të fillojë më 20 qershor në Atlanta, SHBA, për efekt marketingu (u eksperimentua edhe në 100 vjetorin e kompeticionit më 2016) dhe do të përfundojë më 14 korrik në Miami, me 16 skuadra në lojë dhe kampionin e botës, Argjentinën, të udhëhequr nga Leo Messi, duke mbrojtur titullin e fituar më 2021.
Ka qenë pikërisht trajneri argjentinas, Lionel Scaloni, ai që solli Copa América në skenën e James L. Knight Center në Miami. Këtë e bëri para personaliteteve të rëndësishme të botës së futbollit si presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ai i CONMEBOL-it, Alejandro Domínguez dhe ai i Concacaf-it, Victor Montagliani.
Braziliani Ronaldinho, paraguaiani Roque Santa Cruz, meksikani Jorge Campos dhe argjentinasi Javier Zanetti ushtruan “duart e pafajshme” me goglat. “Ishte e komplikuar”, pranoi Roque Santa Cruz me një buzëqeshje.
Grupi më i vështirë do të jetë grupi D, ku Brazili është i klasifikuar dhe do të përballet me Kolumbinë, e treta në 2021, Paraguajin dhe fituesin e ndeshjes mes Kosta Rikës dhe Hondurasit, dy skuadra që janë gjithmonë të vështira për t’u përballur. /A.Q./