zoom

Aktualitet

Helmimi i banorëve të Krujës! Çfarë zbuloi analiza e ujit në ISHP

Analizat mikrobiologjike të ujit në Krujë tregojnë se ai përmban ngarkesë të lartë bakteriale të Escherichia Coli dhe Streptokokut Fekal. Ky dyshohet se është shkaku që solli helmimin masiv të banorëve të Krujës, ku të paktën 500 prej tyre përfunduan në spital.

Prokuroria ka nisur hetimet për këtë ngjarje dhe paraditen e sotmeështë bërë me dije se pas daljes së analizave, do të ndërmerren të gjitha procedurat ligjiore, për marrjen e përgjegjësisë nga të gjithë personat përgjegjës.

Sipas analizave mikrobiologjike, uji që ka shkuar gjatë kësaj jave në shtëpitë e banorëve të Krujës ka qenë i kontaminuar me bakteret Escherichia Coli dhe Streptokokut Fekal. Tashmë, pritet që autoritetet përkatëse të dalin me deklaratë zyrtare për përgjegjësit dhe mënyrën sesi këto baktere përfunduan në shtëpitë e qytetarëve.

“Për këtë qëllim, është urdhëruar kryerja e akteve të ekspertimit mjeko – ligjor për të përcaktuar se cili ka qenë shkaku i helmimit të banorëve. Janë duke u kryer hetime në drejtim të analizave fiziko-kimike dhe bakteriale të ujit të pijshëm që furnizon qytetin e Krujës, si dhe veprime të tjera hetimore për zbardhjen e të gjitha rrethanave në lidhje me këtë ngjarje”, njoftonte sot Prokuroria.