Aplikacion
Rastet e helmimit u konfirmuan nga spitali i Dibrës dhe nga policia, që nisi hetimet për të zbardhur shkakun.
Gjashtë prej personave të helmuar janë të shtruar në spital, ndërsa të tjerët kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë kthyer në shtëpi.
Dyshohet se shkak për helmimin masiv është bërë uji i pijshëm. Deri në daljen e analizave, Bashkia e Dibrës u bën thirrje banorëve të tregohen të kujdesshëm.
Njoftimi i plotë:
Nga informacionet e marra nga Drejtoria Rajonale Spitalore Dibër dhe nga Njësia Vendore e Kujdesit Shendetsor Dibër që ditën e djeshme, në urgjencën e spitalit janë paraqitur raste të shtuara me simptoma gastro-enterite, ku kanë marrë shërbimin spitalor dhe janë kthyer në banesa.
Me marrjen e këtij njoftimi Prefekti ka marrë kontakt me strukturat e spitalit, NJVKSH Drejtorinë rajonale të ujësjellësit dhe Bashkinë Dibër.
Në përgjithësi pacientët kanë marrë terapi ditore dhe janë kthyer në banesë. Në 6 raste(5 fëmijë dhe 1 i rritur) jane shtruar në spitale. NJVKSH gjatë dites se djeshme dhe ditës së sotme ka marrë analizat fiziko-kimike në të gjithe depot e fshatrave dhe parametrat kanë dalë në normalitet. Analizat bakteriologjike janë dërguar në ISHP dhe pritet që brenda 24 orësh të dalin pergjigjet.
Ndërkohë mjekët e familjes dhe strukturat e Bashkisë kanë informuar qytetarët për perdorimin e ujit me kujdes deri në raportin perfundimtar nga strukturat përkatëse.
.