Aplikacion
Në një bisedë në dhomën e gjumit, Heidi i shprehet Romeos duke i thënë se ndihet shumë keq në situatën që është.
Nga ana tjetër, Romeo vazhdon të insistojë se veprimet e saj nuk i pëlqejnë.
Pjesë nga biseda:
Heidi: Jam shumë e qetë, çdo gjë është nën kontroll (qan).
Romeo: Nuk dua të të shikoj kështu.
Heidi: Çfarë pretendoje të shikoje, mendoje se kam luajtur. Mendon se do isha mirë. Ça thua.
Romeo: Nuk dua të të shoh kështu, kaq!
Heidi: Është e vështirë, i kam të gjithë kundra.
Romeo: Kë ke kundra, mua ma kanë bërë që nga dita një. Të rëndon kjo gjë.
Heidi: Shumë, nuk e duroj dot më.
Romeo: Është mendimi i tyre, mos i lejo të depërtojnë. Tani e kuptove që i ke të gjithë kundra.
Heidi: Jo, s’e kuptova tani, por pa ty është ndryshe.
Romeo: Pa mua, nuk do të godasin më.
Heidi: Nuk dua të flas më për lojë. Nuk është puna aty.
Romeo: Ku është puna?
Heidi: Robi do të shfryhet dhe nuk ka ku të shfryhet. Unë nuk kam lujatur fare.
Romeo: Të vjen instiktive.
Heidi: Nuk është ashtu, e ke gabim. E kupton çfarë po them.
Romeo: Ma thuaj.
Heidi: Nuk doja të hyja në lojë, s’dua të përfshihem. Unë e shoh nga ana tjetër, ti nuk e sheh në këndvështrimin tim.
Romeo: Gjëja të vjen instiktive. Po të ishim një grusht bashkë, s’do kishim asnjë problem, ta siguroj.
Heidi: E di. E kupton që është situatë agoni, sepse unë e di që u ndamë, por s’është… e kupton. Është ajo vija që të lë kështu, nuk e di çfarë po ndodh. Mua personalisht më shkatërron, por jo kështu kot.
Roeo: Çfarë të shkatërron?
Heidi: Më shkatërron, sepse je ‘çfarë të bëj, është s’është’ dhe jam keq shumë. Kështu që gjëja duhet ndarë mirë.
Romeo: Mos të flasim.
Heidi: Do kështu, mos të flasim?
Romeo: Ndoshta ke të drejtë për këtë vijën e mesit.
Heidi: Unë po mundohem dhe nuk vihet re.
Romeo: Edhe unë e bëj.
Heidi: Jo, nuk e bën.
Romeo: Jo, ti nuk e di. Unë kam filluar të flas me veten. Të shikoj sytë, dua të të puth dhe them dale se tjetër gjë bëri sot, tjetër dje. Ti nuk e dallon, se është e vështirë të dallosh. Në momentin që pres që gjëja të normalizohet, dua të dal unë gabim. Ti vete jep sqarime, unë s’e duroj dot. S’e bëj dot. Kur më pyesin për ty rezervohem.
Heidi: As unë nuk dua. Nuk duhet të më vësh në dyshim pse unë kam reagime ndryshe.
Romeo: Unë preka Julin, mu hodhe në fyt.
Heidi: Në atë moment ti më lëndove, çfarë më mendon budallaqe! Më ke futur në një kallup me të tjerët dhe me ironinë dhe si më thërret. /ZOOM.AL/
Berisha: Viktima Alfred Dedja, menaxher dhe dëshmitar në vendin ku u copëtua trupi i Jan Prengës