Aplikacion
Po ashtu është sekuestruar çanta me lëndë narkotike, të cilën tentoi ta fshihte kur pa efektivët dhe brenda u gjetën të paktën 3 kg hashash i paketuar dhe gati për shitje.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas do të transportonte një çantë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, me qëllim shitjen e saj, kanë organizuar punën në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli”, për ndalimin e këtij shtetasi.
Në fshatin Delbnisht, Kurbin, është lokalizuar dhe ndaluar shtetasi B. N., i cili sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të fshehë në anë të rrugës, një çantë brenda së cilës u gjetën 3 kilogramë e 165 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Por në vijim të veprimeve procedurale dhe operacionale, u arrit të kapej 25-vjeçari i dyshuar, banues në fshatin Delbnisht, për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
“Lënda narkotike dhe një aparat celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, sqaroi policia vendore. /ZOOM.AL/