zoom

Sport

Hazard refuzon Newcastle

Eden Hazard ka refuzuar një transferim te skuadra e Njukastëllit, pasi shpreson që të rikthehet te Çelsi. Klubi i futbollit më i pasur i botës i ka ofruar Real Madridit për kartonin e 30-vjeçarit 40 milionë euro, shto këtu edhe 10 mln euro të tjera bonuse. Presidenti i “Los Blankos:” Florentino Perez e pranoi ofertën edhe pse pagoi për kartonin e belgut 115 mln euro kur e bleu nga Çelsi në 2019.

Qëllimi i bardhezinjve është që të forcohen në mënyrë që të shmangin rënien nga kateoria në këtë sezon. Por mesfushori me tipare sulmuese është gati që të largohet nga Reali vetëm për një klub të madh. Te “blutë” e Londrës në shtatë vite, ai ka realizuar 110 gola dhe ka dhënë 92 asiste në 352 paraqitje.

“Galaktikët” janë të interesuar për yllin e Çelsit, Ris Xhejms, e po mendojë që të përdorin Hazardin për të realizuar transferimin.

Lojtari i kombëtares angleze vlerësohet 60 mln euro. Por vështirë që klubi anglez të heqë dorë nga xhevahiri i vet. Mbrojtësi i djathtë, 22 vjeç, këtë sezon ka realizuar 5 gola dhe 6 asite në 22 takime.