zoom

Politikë

“Harron se Presidenti është poliagjent i vjetër”/ Meta sqaron të vërtetën e fotografisë me kapuç

Presidenti lir Meta, ka publikuar një video, ku shihet me kapuç ulur në një lokal në fshatin Shën Pjetër në Gjirin e Lalëzit.

Pasi u publikua një foto e shkëputur nga video Kreu i Shtetit u akuzua se takon në fshehtësi subjekte të OFL-së. Ndërkohë sipas Metës ai është ulur në lokalin e kreut të PS së Gjirit të Lalazit dhe ky i fundit ka ardhur e ka takuar Metën në shenjë respekti meqënëse kishte ndaluar në lokalin e tij bashkë me z.Ramazan Topuzi, i cili e shoqëronte Kreun e Shtetit gjatë ecjes buzë detit.

“I ka vënë spiunë Presidentit, por harron se Presidenti është poliagjent i vjetër. Ai thotë se takoj OFL. Por ja kush është. E kanë hequr djalin. Ramazani e ka bërë padinë në SPAK se e kanë cilësuar kontingjent. Ky është Ramazan Topuzi. Mos të kenë merak se me OFL do vazhdojmë. Kjo është fytyra e Edi Ramës”.