zoom

Politikë

Hapja e fushatës/ Çfarë do të bëjnë nesër PS e PD

25 marsi shënon hapjen zyrtare të fushatës elektorale. Kjo fushatë është e pazakontë, për shkak të masave anticovid. Partitë politike deri tani kanë zhvilluar takime të vogla. Por mitingjet duket se do të rikthehen nesër.
Partia Socialiste ka planifikuar një miting në sheshin Skënderbej në orën 18.00. Ndërsa Partia Demokratike do të zhvillojë po një takim të ngjashëm në orën 17.30 në sheshin Nënë Tereza.

Burime nga PS e PD thanë për zoom.al se pjesëmarrja do të jetë e kufizuar dhe do të respektohet mbajtja e distancës.

Për të bërë të mundur këto takime elektorale, Komiteti Teknik i Ekspertëve do të heqë sot kufizimet e deritanishme. /Zoom.al