zoom

Aktualitet

Hapet segmenti i Unazës së Madhe nga TEG në Farkë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar se aksi rrugor që u hap sot  është nga rrethrrotullimi i TEG deri tek mbikalimi i Farkës.

Ndërsa  në fund të marsit do të behet e mundur hapja edhe e tunelit të trete në ish-sheshin Shqiponja, sic u shpre ministrja Belinda Balluku.

“Kemi nisur nga puna dhe po përfundojmë për projektimin e lotit 4,5 dhe 6. Do të jenë tre lote të rëndësishme për të bërë ndërlidhjen  mes kësaj unaze të re dhe sheshit shqiponja ku po punohet me ritme të shpejta. Dhe në datën 30 ose 31 mars ne do të hapim edhe tunelin e tretë, i cili do të përthithë një fluks, që vjen nga Durrësi për tu futur në unazën e re.

Jemi drejt përfundimit të disa veprave dhe hapjes së disa kantiereve të reja, që do të përmbyllim aksin më të rëndësishëm në kryeqytet, atë të unazës së madhe.  

Ky loti i parë që hapet sot, pavarësisht se nuk ka lidhjen me lotin e dytë është i rëndësishëm pasi shpërndan trafikun”, u shpreh ministrja e Infrastruktures dhe Energjisë.