zoom

Slider

Habit modelja Jori Delli: Jam në një lidhje me Noizy-n, do martohemi

Jori Delli iu është adresuar thashethemeve se është në një lidhje me Noizy, pas fotove në jaht.

E ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ajo u pyet për marrëdhënien me reperin. Me ironi, modelja u përgjigj se kanë planifikuar martesën, madje shtoi se dasmën do e bëjnë në Vlorë.

“Po jam në një lidhje me Noizy-n, do martohemi. Dasmën do ta bëjmë në Vlorë. E kemi planifikuar, do i ftoj të gjithë të BIG-ut tek dasma”, tha Jori Delli.

Në lidhje me komentet që merr pas përfundimit të spektaklit, modelja u shpreh: “Janë vajza dhe gra që më shkruajnë, Çfarë të bëjmë, po tani jam për martesë prandaj, e ndava (qesh).”