zoom

Aktualitet

Habib Rexha rrëfen si e vrau me plumb në kokë Arian Gosën: E pash rastësisht

Pasi u vetëdorëzua në polici, Habib Rexha, autor i vrasjes së Arian Gosës në Kavajë ka rrëfyer si ka ndodhur krimi.

Para grupit hetimor, ai ka treguar se nuk 3 kishte planifikuar të kryente vrasjen atë ditë, por çdo gjë kishte ndodhur rastësisht.

Më pas, ai është larguar i shoqëruar nga një shok drejt Kukësit.

“Isha pranë një kinkaleria bashke me një shokun tim. Pashe qe shënjestra ka qene ulur ne lokal. Pashë atë dhe ika 300 metra larg. Lashë makinën atje dhe u ktheva ne këmbe. Armen e mbaja me vete. Shoku nuk ka qenë në dijeni. E pash rastësisht në kafe. Veprova nga gjaknxehtësia.

U largova bashkë me shokun nga Durrësi me drejtim te Kukësit”, mësohet të ketë thënë Habib Rexha.

Ai u vetëdorëzua këtë paradite, pas negociatave t autoriteteve me familjarët e tij.

Ngjarja ndodhi më 21 maj, ku Gosa u qëllua me plumb në kokë në sy të babait të tij, me të cilin kishte dalë për të pirë një kafe.

Më pas Rexha u largua nga vendi i ngjarjes në këmbë.

Motivi pse 31-vjeçari ka ndërmarrë këtë akt të rëndë është hakmarrja. Dy muaj më parë, vëllai i Gosës dhe vëllai i tij u konfliktuan me njëri-tjetrin në mes të Kavajës dhe të dy mbetën të vrarë.