zoom

Sport

Guardiola bën ironi me gazetarët për zëvendësimin e Haaland: Dua t’i ndëshkoj lojtarët e mi…

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka shpjeguar arsyet e zëvendësimit të sulmuesi Erling Haaland në FA Cup kundër Burnley.

Gjithashtu ai iu përgjigjur atyre që e kishin kritikuar atë pasi e zëvendësoi norvegjezin kundër Leipzigut në Champions League ku shënoi pesë gola, po aq sa kishte realizuar Leo Messi, që e mbante këtë rekord.

“E largova Haaland sepse nuk doja që ta mposhte rekordin e Messit në FA Cup… Unë dua gjithmonë t’i ndëshkoj lojtarët e mi, ky është objektivi im”, ka thënë me ironi Guardiola.

Haaland realizoi tre gola në fundjavë dhe u zëvendësua nga Guardiola për të pushuar, pasi e kishte vendosur kualifikimin në kasafortë. /zoom.al/