zoom

Aktualitet

Gripi i shpendëve në Shqipëri/ Sa të rrezikuar jemi dhe si të ruhemi

Ditën e djeshme u konfirmuan vatrat e para me gripin e shpendëve në Shqipëri në zonën e Dajtit, në Fushë-Krujë dhe në Bujan. Ndërsa sot, ekspertët kanë sqaruar nëse ky grip është i rrezikshëm dhe a mund të transmetohet nga njeriu te njeriu.

Silva Bino shpjegoi se rreziku për shëndetin publik nga H5N8 është i ulët dhe se produktet e shpendëve mund t’i konsumojnë, por duhet të kemi kujdes që t’i gatuajmë mirë.

Deri tani nuk ka patur raste të njerëzve të prekur, me përjashtim të tre rasteve në Rusi, të cilët kanë forma të lehta. Sipas ekspertëve, ky virus nuk tranmetohet nga njeriu tek njeriu.

Zv.ministrja Ermira Gjeçi tha për mediat se situata është nën kontroll. Ajo tha se rastet janë konfirmuar në disa ferma të vogla shtëpiake dhe kanë ngordhur rreth 300-320 shpendë. Gjeçi shtoi se janë marrë masa, duke ndaluar importin e shpendëve të gjalla dhe produkteve të mishit nga disa vende, me qëllim shmangien e infektimit.