zoom

Bota

Greqia goditet nga një tërmet i fortë! Lëkundjet ndihen deri në vendin tonë

Një tërmet i fuqishëm me mangitudë 6.2 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë paraditen e sotme. Lëkundjet e forta, të cilat janë ndjerë deri në Shqipëri ishin 24 km në veriperëndim të Larisës, ndërsa thellësia e tërmetit rezultoi 10 km.

Ende nuk dihet nëse tërmeti i fortë ka shkaktuar dëme në vendin fqinj. Fillimisht u raportua se lëkundjet ishin me magnitudë 6.9 të shkallës Rihter, por EMSC përditësoi të dhënat duke e shënuar magnitudën 6.2 Rihter.