zoom

Politikë

Grenell në Tiranë, takon Ramën

Ish i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka qëndruar në Tiranë.

Ai të dielën njoftoi se ka takuar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Tregime ngjarjesh gjatë një dreke këtë të diel me mikun dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama – në Tiranën aq të nxehtë”, shkroi Grenell në llogarinë e tij në Instagram.