zoom

Sport

Granit Xhaka feston ditëlindjen, bashkëshortja i bën dedikimin emocionues

Futbollisti i njohur, Granit Xhaka feston sot 29 vite jetë.

Në këtë ditë kaq të veçantë për të nuk kishin si të mungonin urimet e miqve, familjarëve dhe fansave të tij, ku ai që mori më shumë vëmendje ishte padyshim ai i bashkëshortes së tij, Leonitës.

Kjo e fundit ka zgjedhur një foto të futbollistit ku shfaqet së bashku me dy vajzat e tyre dhe e ka shoqëruar me disa fjali tepër emocionuese.

“Urime ditëlindja për dashurinë e jetës time. Faleminderit për gjithë të qeshurat dhe dashurinë që na ke dhuruar mua dhe vajzave tona, ne jemi të bekuar që të kemi. Të dua”, ka shkruar Leonita krahas fotos në Instagram.

Kujtojmë se në prill të këtij viti, çifti Xhaka u bënë prindër për herë të dytë. Ata u bekuan sërish me një vajzë. Lajmin e bukur e dha vetë futbollisti, pasi ndau në rrjete sociale një foto shumë emocionuese, duke mbajtur të voglën në krahë.

“Nuk kam më vetëm një princeshë të bukur, tani kam dy. Laneya Xhaka 24/04/2021”, shkroi Graniti përkrah fotos.

Më vonë, Graniti zbuloi se kishte shtuar një tatuazh të ri në trup, emrin e më të vogëls së familjes, duke e gdhenur përkrah emrit të vajzës së madhe, Ayana.