zoom

Aktualitet

Grabitja te Rruga e Kavajës, autorët i morën miliona lekë me forcë motoristit 55-vjeçar

Zbardhen detaje të reja nga grabitja e ndodhur këtë mëngjes te “Rruga e Kavajës”, në Tiranë. Autorët dyshohet të kenë marrë një shumë prej 10 milionë lekësh të vjetra.

Pre e grabitjes ka rënë punonjësi 55-vjeçar i një rrjeti “Exchange”, që mblidhte cashin e tyre dhe e dorëzonte në bankë. Kanë qenë dy persona të maskuar, të cilët kanë dhunuar 55-vjeçarin dhe i kanë grabitur vlerën monetare të një pike valute, të cilën ka qenë duke e transportuar me motor.

Pasi kanë dhunuar punonjësin dhe i kanë marrë paratë, janë larguar me motor, të cilin e kanë braktisur pak metra më tej.