zoom

Aktualitet

Grabiti me armë argjendarinë në Vlorë, gjykata lë në burg 17-vjeçarin

Ka përfunduar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë seanca gjyqësore për Martin Kapllanaj, 17-vjeçari i cili grabiti me armë argjendarinë në Vlorë pak ditë më parë.

Trupi gjykues ka dhënë masën “Arrest në burg” për Martin Kapllanaj.

Kapllanaj i ditëlindjes 23/12/2003 është 17 vjeç momentalisht për këtë arsye seanca gjyqësore është gjykuar nga gjyqtarja Vjola Canaj që merret me çështjet e minorenëve.

Seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura.