zoom

Aktualitet

Grabitet kambisti në Sarandë! Dy burra dhe një grua i zunë pritë në ashensor

Një grabitje ka ndodhur këtë mbrëmje në Sarandë. Një kambist është dhunuar dhe grabitur, në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar.

70-vjeçari Ibrahim Didani është dhunuar në ashensorin e pallatit të tij, nga dy burra dhe një grua.

Këta të fundit e kanë goditur kambistin në pjesë të ndryshme të trupit dhe i kanë marrë shumën prej 500 mijë lekësh të reja.