zoom

Aktualitet

Grabitën 2 herë të njëjtën banesë, morën 1 milionë lekë e bizhuteri me vlerë! Kapen 2 të rinjtë

Policia ka kapur autorët që grabitën dy herë të njëjtën banesë në Sharrë.

Dy të rinjtë, 25-vjeçari me iniciale L. H., dhe 22-vjeçari me iniciale R. Xh., 22 vjeç, të dy banues në Kombinat, në datat 15 dhe 18 maj kanë hyrë në shtëpinë e një shtetasi dhe kanë grabitur para e sende me vlerë.

Sipas policisë, ata kanë marrë bizhuteri të ndryshme floriri dhe shumën 1 000 000 lekë të rinj.

Njoftimi i policise

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Two times”.

Vodhën dy herë në të njëjtën banesë, gjatë javës së fundit, 1 000 000 lekë të rinj dhe bizhuteri floriri, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen disa nga bizhuteritë e vjedhura dhe një palë doreza të përdorura nga autorët gjatë dy vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, si dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Two times”. Si rezultat u bë arrestimi i shtetasve L. H., 25 vjeç dhe R. Xh., 22 vjeç, të dy banues në Kombinat, Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datat 15.05.2023 dhe 18.05.2023, kanë vjedhur bizhuteri të ndryshme floriri dhe shumën 1 000 000 lekë të rinj, në banesën e një shtetasi, në Sharrë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa prej bizhuterive që dyshohet se janë vjedhur në këtë banesë, si dhe një palë doreza që dyshohet se autorët i kanë përdorur gjatë dy vjedhjeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.