zoom

Slider

Goditja barbare ndaj aktivistes së PD/ Meta: Shqipëria nesër referendum kundër dhunës

Presidenti Ilir Meta ka reaguar nëpërmjet një deklarate lidhur mbi ngjarjen e sotme të ndodhur në Divjakë, ku një aktiviste e PD u dhunua nga shefi i policisë së Divjakës, pasi po filmonte shkeljen e heshtjes zgjedhore nga ana e socialistëve.

‘Shqipëria nesër në Referendum kundër dhunës dhe pro paqes e bashkëjetesës demokratike dhe vëllazërore, si shqiptarë dhe shtetas të barabartë para ligjit.

Barazia e votës na garanton barazinë përpara ligjit.

Sovrani është nisur të marrë në duart e tij vullnetin, që ia tjetërsuan përmes dhunës.

Me qetësi dhe vendosmëri t’i tregojmë Europës së Bashkuar se e meritojmë vendin tonë plotësisht si anëtarë me dinjitet dhe identitet.

Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Divjakë mund të ishte parandaluar nëse të katër kallëzimet do të ishin hetuar në kohë.’