zoom

Aktualitet

Goditi disa herë me thikë ish-gruan në një parking në Gjermani, publikohet foto e autorit të krimit

Besmir Ademi nga komuna e Mitrovicës është i dyshuari për vrasjen e ish-gruas së tij, Jetmira Beka.

Jetmira Beka, 28 vjeç, u vra nga ish-burri i saj, të shtunën në një parking në Aachen të Gjermanisë. Ai e ka goditur disa here me thike.

Lidhur me rastin tragjik, ka folur Xh.B., familjar i viktimës. Xh.B., deklaroi se 28-vjeçarja kohët e fundit ishte ndarë me burrin e saj 37-vjeç dhe se i njëjti vazhdimisht kishte ushtruar dhunë ndaj saj.

Në momentin e tragjedisë, ai tha se viktima kishe qenë me motrën e saj, 18-vjeç, e cila po ashtu është plagosur me thikë në dorë nga i dyshuari.