Aplikacion
“Për fat të keq në vendin tonë deri në Kushtetutë fliten për shtetas. Në vendet e qytetëruara flitet për qytetar. Unë nuk jam shtetas, shtetasit janë njerëz të rreshtuar. Pas një përvoje të gjatë në pozicione politike jam futur në një rrugë pa kthim në politikë. Aktualisht kam vetëm fjalën, pasi nuk jam në aksione politike. Politika bëhet në mënyra të ndryshme.
Unë nuk nënkuptoj me angazhim politik vetëm me angazhimin partiak. Politika është shumë më e gjerë. Unë nuk nënkuptoj angazhimin politik me aktivitetin partiak. Politika është shumë e madhe. Ka politikë shtetërore, ka politikë partiake. Unë jam futur në atë politikën e lartë, atë shtetërore. Të qenit këshilltar i sigurisë kombëtare është një funksion i lartë. Nuk e shoh veten si punëtor partiak. Ndërkohë, në fushatat elektorale partitë rreshtojnë punëtorë partie.
Unë nuk mund të shkoj derë më derë. Jo se jam kundra saj. Problemi është se angazhimi politik përkthehet angazhim partiak. Në Shqipëri për të marrë vota duhet të trokasësh në dyert e qytetarëve. Në botën perëndimore nuk shkohet kështu. E konsideroj veten pak vonë për t’u futur si rishtar në skalionet e para partiake. Nuk jam i përfshirë në listë. Jam mirëkuptues për këtë fakt”, tha Lleshaj në emisionin “Java” në RTSh.
Nuk dihet se si do ta presin këtë deklaratë kolegët e tij në Partinë Socialiste apo kryeministri Rama, i cili e shkarkoi Lleshajn si Ministër i Brendshëm, e largoi si drejtues politik të Lezhës dhe as nuk e përfshiu as në listat për deputet. Por e sigurt është që gjeneral Lleshaj po tregon edhe njëherë mendësi kapterri. ©Zoom.al