zoom

Të gjitha

Gjyshe për herë të dytë! Jozefina Topalli konfirmon lajmin me një foto

Një lajm i ëmbël vjen ditën e sotme nga familja e Jozefina Topallit, e cila është bërë gjyshe për herë të dytë. Këtë e ka konfirmuar vetë ish-kryeparlamentarja nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Megi, e bija e Topallit, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.

“Një engjëll i vogël ka mbërritur në shtëpinë tonë duke gëzuar të gjithë. Megi e në të gjithë kemi zemrën plot,” ka shkruar Topalli krahas fotos ku duket vajza e saj së bashku me dy fëmijët.

Kujtojmë se më datën 17 të muajit gusht, ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, u bë për herë të parë gjyshe. Vajza e saj Megi, e cila prej kohësh bashkëjetonte me partnerin e saj shkodran, Angjelin Serreqin, solli në jetë një djalë. Vogëlushin, ata zgjodhën që si fillim të mos e bëjnë pjesë të medias, megjithatë para disa kohësh Jozefina publikoi foto të tij.

“Tri gjëra na kanë mbetur nga parajsa: yjet, lulet dhe fëmijët.” thoshte Dante Alighieri. Buzëqeshja e këtij djalit te vogël ( Nikolas) këtu poshtë është momenti më i bukur i ditës, çdo dite.. sidomos ne këtë kohë eksperimenti social unik në historinë tonë planetare”, ka shkruar ish-kryeparlamentarja.

Para pak kohësh Topalli tregoi se ditën që ka sjellë në jetë të bijën, i ka vdekur i ati.

“Ardhja e Megit në jetë ka ardhur në një mënyrë të pazakontë. Unë e kam lindur ditën e varrimit të babit tim. Lindja e saj ndodhi pak orë pasi ai vdiq, domethënë u përshpejtua nga kjo që ndodhi. E mbaj mend atë ditë me shumë emocion. Mbaj mend që arkivoli i babit tim kaloi përballë martenitetit. Janë këto ngjarje që të bëjnë të shikosh ndryshe jetën, për më shumë mirëkuptim në familje dhe harmoni”- ka rrëfyer Topalli.