zoom

Sport

Gjyqtari bie në fushë gjatë kualifikueses për Botërorin. Nxirret jashtë me barelë (VIDEO)

Ndeshja kualifikuese për Kampionatin Botëror mes të Bregut të Fildishtë dhe Etiopisë  u kthye në kaos në minutat e fundit.

Gjyqtari kryesor Charles Bulu u largua nga fusha me barelë pasi që nuk ishte në gjendje të vazhdonte  referimin.

Në minutën e 30-të ai ishte në gjendje të keqe dhe u rrëzua në fushë.

Në një video të postuar në Twitter, gjyqtari shihet duke ecur ngadalë drejt stafit mjekësor para se të humbte ndjenjat.

Bulu u dërgua në spital për të kryer disa analiza mjekësore. Zyrtari i katërt që zuri vendin e Bulu nuk e mori përgjegjësinë për ndeshjen, pasi ishte nga vendi pritës i ndeshjes.

Më pas u vendos që ndeshja të drejtohej nga ndihmësi i gjyqtarit kenian Gilbert Cheruiyot. ©Zoom.al