zoom

Aktualitet

Gjyqi ndaj kryebashkiakut Fredi Beleri, Apeli cakton me short trupën e magjistratëve (EMRAT)

Apeli i Posaçëm ka hedhur shortin për treshen e gjyqtarëve, që do të hetojë çështjen e Fredi Belerit, i cili është dënuar me 2 vite burgim nga GJKKO e shkallës së parë, për blerje votash në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.

Sipas shortit, trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarja Daniela Shirka (kryesuese), Dhimitër Lara (Anëtar), dhe Iliriana Olldashi (Anëtare). Kryebashkiaku i zgjedhur i Himar1%s kërkon pafajësinë, teksa qëndron në qeli prej një vitit të plotë (12 majit 2023).

Kërkesat e tij për lirim, betim në Bashki dhe pafajësi janë rrëzuar disa herë.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më 08.05.2024, regjistroi çështjen penale nr. 32 akti, mbi ankimin e ankuesve/të pandehur Dh.A.B. dhe P.K., me objekt: “ankim ndaj vendimit nr. 14, datë 05.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka deklaruar fajtor të pandehurit për kryerjen e veprës penale “korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328-25 të Kodit Penal.

Sipas shortit të datës 09.05.2024, trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarja Daniela Shirka (kryesuese), Dhimitër Lara (Anëtar), dhe Iliriana Olldashi (Anëtare)”, thuhet në njoftimin zyrtar. /ZOOM.AL/