zoom

Aktualitet

Gjykata e Posaçme e Apelit lë të pandryshuar dënimin me 1 vit heqje lirie për ish-kryebashkiakun e PS-së

Ish-kryebashkiaku i Hasit, Adem Lala ishte dënuar me një vit heqje lirie për shpërdorim detyre dhe ditën e sotme në lidhje me këtë vendim u shpreh edhe Gjykata e Posaçme e Apelit e cila nuk bëri asnjë ndryshim duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i tij u ul në 8 muaj. Edhe pse u dënua me burg, Lala nuk shkon në qeli, pasi në vendimin e lënë sot në fuqi, dënimi i tij me burg është konvertuar me 1 vit e 4 muaj shërbim prove.

I njëjti vendim i heq atij të drejtën e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.

Sipas SPAK, Lala kishte shpërdoruar detyrën gjatë një procedure privatizimi të një aseti publik teksa ishte kryebashkiak i Hasit.