Aplikacion
Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, nuk kanë pranuar rekursin, duke e lënë në fuqi vendimin e Gjykatës se Posaçme të Apelit.
Bëhet fjalë për 25 pasuri që janë vënë në sekuestro me kërkesë të SPAK, në kuadër të hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, ku Jamarber Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.
Ndër pronat e sekuestruara janë disa apartamente, disa llogari bankare, një vilë në “Gjirin e Lalzit” dhe kuotat e disa kompanive.
Edhe ish-kryeministri Berisha gjendet në masën “arrest shtëpie” prej fundit të dhjetorit të vitit të kaluar dhe GJKKO i ka rrëzuar disa kërkesa radhazi opër pjesëmarrje në Parlament. /ZOOM.AL/
Paralajmërohet publikimi i dosjes “bombë”: Politikanë të lartë dalin te “Toyota Yaris”