zoom

Aktualitet

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Berishës dhe Malltezit për heqjen e masës së sigurisë

Gjykata e Lartë ka refuzuar rekurset e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.

Avokatët e Berishës dhe të Malltezit kishin bërë kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë, fillimisht për atë “detyrim paraqitjeje” nga SPAK dhe GJKKO, si shkelje e rëndë e Nenit nr. 73 të Kushtetutës, sepse nuk ishte marrë leje nga Parlamenti.

Ky vendim i GJL i hap rrugën ankimimit në Kushtetuese, e cila ndjek edhe interpretimet juridiko-ligjore të çështjeve të kësaj natyrem, edhe pse më parë ka pasur një vendim pas kërkesës së Grupit Parlamentar të Rithemelimit të PD dhe vetë Berishës.

Berisha dhe Malltezi janë në arrest shtëpie, pasi akuzohen si të përfshirë në aferën e dosjes “Partizani”. /ZOOM.AL/