Aplikacion
Kosova e ka shpallur atë në kërkim për dhunën që ka ushtruar ndaj personazhit të Tik Tok, Medi Iseni.
Seanca gjyqësore për Rigels Rajkun u zhvillua ditën e sotme, ndërsa për t’u liruar reperi ofron garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e 2 gushtit në qytetin e Pejës, për shkak të ofendimeve në rrjetet sociale. Në kërkim për të njëjtën ngjarje është edhe reperi tjetër Arkimed Lushaj, njohur me emrin e tij të artit, Stresi.
Këngëtari u arrestua në Lezhë, ndërsa ka mohuar të jetë i përfshirë në ngjarje.