zoom

Bota

Gjukanoviç paralajmëron destabizilim: Ballkani, sërish arenë e përplasjeve gjeopolitike

Ballkani vazhdon të jetë një rajon konfrontimesh për interesa strategjike mes aktorëve lokalë e të huaj.

Në Nju-Jork vijon Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe në fjalën e tij, presidenti malazez, Milo Gjukanoviç, paralajmëroi se kërcënimet për demokracitë shumetnike të rajonit janë po aq prezente sa 15 vite më parë, kur vendi i tij shpalli pavarësinë.

“Pasojat për Ballkanin Perëndimor janë ngadalësimi i integrimit të shoqërive tona në mjedisin natyror europian, çka cenon dhe vonon adoptimin e vlerave europiane,” u shpreh Gjukanoviç.

Sipas kreut të shtetit malazez, përveçse po pengon zhvillimin, ngërçi ku e gjen veten rajoni po lejon restaurimin e teorive të vjetra se shtetet shumetnike po e mbajnë pezull situatën.

Gjukanoviç tha se Mali i Zi paralajmëron për rrezikun e përtërirë të destabilizimit të Ballkanit Perëndimor dhe ngushtimin e hapësirës të perspektivës së tij evropiane.

Ishte kjo tezë që u përdor për të gjymtuar Bosnjë-Hercegovinën por edhe shtetet e vogla në rajon, me alibinë për rindërtimin e një shteti të madh nacionalist, projekt i cili e çoi në luftë këtë zonë në vitet 1990, me gati 150 mijë të vrarë. Prandaj sot, Mali i Zi paralajmëron rrezikun e destabilizimit të Ballkanit Perëndimor dhe ngushtimin e horizontit për perspektivën e tij europiane.”

Më herët, një raport i Qendrës për Studimin e Demokracisë me seli në Bullgari doli në përfundimin se në vendet ku ka pasur hyrje të kapitalit kinez është vërejtur ndikim negativ në mjedis dhe në cilësinë e qeverisjes.

Vendet perëndimore e konsiderojnë edhe influencën ruse problematike për Ballkanin Perëndimor.