zoom

Aktualitet

Gjokutaj: Pretendimi i SPAK e GJKKO për Berishën, lajthitje! Gjokës do ia qepim kërkesën dhe në…

GJKKO rrëzoi sot për të disatën herë kërkesën e Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, për revokimin e masës ‘arrest në shtëpi’ dhe ndryshimin e saj.

Avokati Genc Gjokutaj foli për mediat mbi seancën e sotme dhe kërkesën për shkarkimin e gjyqtares Irena Gjoka.

“Kemi dëgjuar pataksira në Gjykatë. Sipas ligjit, gjyqtarja Irena Gjoka i ka bërë një relacion gjyqtares që shqyrtonte shkarkimin e saj, ku nuk kundërshton faktin e dënimit për shkelje të zonës Shengen, por thotë se kjo nuk ndikon në objektin për shkarkimin e saj. Kërkesën për shkarkim ia kemi qepur në pallto, do t’i qepim edhe në kostumin veror. Çështja e Gjokës ka shkuar në SPAK. Kemi bërë kërkime për aktet dhe nuk kemi një përgjigje”, u shpreh avokati i Berishës.

Gjokutaj foli edhe në lidhje me akuzën e SPAK se ish-kryeministri Berisha ka thyer masën e sigurisë dhe ka kontaktuar më teknikë, eurodeputetin Brok dhe anëtarë të medias italiane Rai3.

Ai tha se një gjë e tillë parashikohet nga ligji për të paraburgosurit.

“Berisha është në arrest shtëpiak. Lajthitja e SPAK dhe GJKKO është e tillë që arresti në shtëpi nuk afekton aktivitetin e kreut të opozitës. Sot na u dorëzua një procesverbal ku thuhet se në shtëpi u futën teknikë dhe eurodeputeti Brok.

Ligji për të paraburgosut thotë se personi mund të ketë komunikim me mediat. Kjo është politike”, tha ai. /ZOOM.AL/