zoom

Aktualitet

GJKKO rrëzon përsëri ish-kryeministrin Berisha për heqjen e masës së arrestit. Flet avokati

Rrëzohet për të disatën herë kërkesa e kreut të Rithemelimit të PD, Sali Berisha, për heqjen e masës së sigurisë arrest shtëpie.

Ditën e sotme u mbajt në ambientet e Gjykatës së Posaçme seanca për zgjatjen e afateve për ish-kryeministrin. Ndërkohë nesër pritet të mbahet një seancë në Gjykatën e Lartë, në lidhje me një nga kërkesat e Berishës për masën e sigurisë.

Berisha dyshohet për korrupsion bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi në lidhje me procedurat e privatizimit te ish klubit sportiv Partizani. SPAK shtyu së fundmi afatet e hetimit edhe për 3 uaj të tjerë.

“Gjykata shpalli vendimin për të dy, duke rrëzuar kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë. Kërkimet tona nuk do të shterojnë, duke pasur synim ndryshimin e masës. Një nga elementët bazë të kërkesës sonë është se kjo gjykatë ka vendos mbi një dispozitë të shfuqizuar gjashtë vite më parë.

Kodi i ri nuk parashikon komunikimin e zotit Berisha vetëm më personat që bashkëjeton, kjo është depozita e vjetër, e reja ka ndryshime që mund të takohet edhe me të tjerë. Një tjetër çështje është se SPAK, gjatë gjithë hetimeve nuk ka asnjë provë të re”, tha avokati Genc Gjokutaj, pas përfundimit të seancës. /ZOOM.AL/