zoom

Aktualitet

GJKKO i kurseu 1,2 mln lekë, ish-ministri Beqaj: Vendim i drejtë, rrëzoi pengesën artificiale

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka folur për gazetarët pasi GJKKO vendosi që SPAK t’i dorëzojë aktet e dosjes në version elektronik dhe pa pagesë, atij dhe të akuzuarve të tjerë për çështjen e Sterizilizmit.

Beqaj tha se vendimi ishte shumë i drejtë dhe se u rrëzua pengesa artificale e krijuar nga SPAK.

“Në arsyetim tonë, të të gjithëve dhe të avokatëve tanë, vendimi ishte shumë i drejë pasi rrëzoi pengesën artificiale që me qëllim akuza na ka bërë gjithë këto muaj. Urdhëroi akuzën që të na vërë në dispozicion të 602 volumet në versionin elektronik, pa pagesë”, tha Beqaj për mediat.

Së bashku me 8 persona të tjerë, zyrtarë, mes tyre ish-zv/ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, janë marrë të pandehur për koncesionin 100 mln euro të Sterilizimit, me fryrje të kostove sipas SPAK. /ZOOM.AL/