zoom

Aktualitet

Gjithçka në pikën zero! Përfundon seanca për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla, çfarë vendimi u mor

Gjyqi nga Adriatik Llallës do të rihapet nga e para. Seanca e mbrojtjes për ish kryeprokurorin Adriatik Lllalla ka përfunduar dhe është pranuar kërkesa për revokimin e gjykimit të shkurtuar.

Pranimi i kërkesës për revokimin e gjykimit të shkurturar, do të thotë që bie pretenca që shpalli SPAK dhe fillon gjykimi me zero.

Sot në seancën e mbrojtjes, ish-kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është paraqitur për herë të parë pranë Gjykatës së Posaçme.

“Do ta ndjek këtë çështje deri në fund”, tha Llalla, ndërsa seanca tjetër do të mbahet në datën 20 prill, në orën 9.

Llalla ishte i pandehur për mosdeklarimin e pasurisë.