zoom

Aktualitet

Gjeti nipin të vrarë në oborr, flet xhaxhai i 20-vjeçarit në Shkodër

Flet xhaxhai i 20-vjeçarit Paulin Preka që u gjet i vrarë me armë zjarri në Shkodër.

Ai ishte personi që e gjeti të pajetë nipin në oborrin e shtëpisë, ku i riu jetonte i vetëm.

Xhaxhai i 20-vjeçarit shkoi në shtëpi për të kontrolluar sepse nipi nuk po i përgjigjej në telefon.

“E kam nip, djali i vëllait, lajmin e kam marrë vesh para 20 minutash, nuk kishte asnjë problem, ai ka jetu me babën dhe vëllanë në Dukagjin shumicën e kohës, është ul ka parë nga shtëpia çfarë bëhet, ky jeton nga 15 vite herë në Dukagjin herë këtu. Në Dukagjin ka bagëti, punon tokë. Jo ça problematik, s është bërë as për mirë, as për keq, dy fëmijë të vegjël ka i ati, diçka (jeta ekonomike), me probleme, me halle si të gjithë. E di vetë policia, s’ka nevojë të bëj apel”, tha xhaxhai i tij.

Postime të lidhura